Pyetjet më të Shpeshta
për fizioterapinë
Çfarë është fizioterapia?
Fizioterapia (terapia me mjete fizike) është shkenca që ka si qëllim rimëkëmbjen e shëndetit të njeriut me mjete kuruese natyrale.
Vlerëson, rikthen dhe mbështet funksionin natyror të trupit të njeriut për të përmirësuar cilësinë e jetës së pacientëve.
Si mund të ndihmojë fizioterapia?
Fizioterapia identifikon shkakun e saktë të mosfunksionimit dhe të dhimbjes dhe e shëron atë, ose në qoftë se kjo nuk është e mundur, e përmirëson atë sipas shkallës së dëmtimit klinik të pacientit.
Zbaton rregullat protokollare terapeutike (shëruese) dhe në bazë të vlerësimit ripërshtat terapinë në dobi të pacientit.
Trajton lëndimet, dëmtimet sportive, ortopedike, neurologjike, neurokirurgjike, reumatike, respiratore, kardiovaskulare dhe sëmundje të tjera.
Rikuperon funksionimin (e organizmit) pas ndërhyrjeve kirurgjikale.
Përgatit fizikisht pacientin para ndërhyrjes kirurgjikale në mënyrë që rimëkëmbja tij pas operacionit të jetë sa më e shpejtë dhe më e lehtë.
Përmban këshilla dhe udhëzime të aktivitetit të duhur lëvizës.
Vlerëson faktorët predispozues të funksionit jo normal (jo të përsosur).
Cilat mjete përdor fizioterapia?
Mjetet natyrale që përdor fizioterapia janë:
- Lëvizja, psh. terapia lëvizëse.
- Nxehtësia. psh. kompresa të nxehta.
- Të ftohtët. psh. terapi e ftohtë.
- Elektriciteti. psh. elektroterapi.
- Elektromanjetizmi. psh. Diatermia.
- Tingulli. psh. ekoja.
- Graviteti. psh. tërheqje.
- Masazh
- Shtytja. psh. hidroterapia (terapia me ujë)
- Drita. psh. Lazeri
Na pyesni
për fizioterapinë
Përjetoni një problem lëvizjeje nga lëndimet, dëmtimet sportive, ortopedike, neurologjike, neurokirurgjikale, reumatike, të frymëmarrjes, kardiovaskulare dhe sëmundjeve të tjera?
Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ne do t’ju kontaktojmë!