Tendina është indi fijor që lidh muskujt me kockat dhe në mjaft raste rrethohet nga një membranë si “mbulesë”. Duke thënë tendiniti (tendonitis) nënkuptojmë sëmundjen e tendinës ose në pikën që bashkohet me muskulin ose në pikën që bashkohet me kockën. Sëmundja mund të jetë acarim, lëndim, dëmtim, konsumim ose inflamacion. Nëse preket dhe membrana (rrotull tendinës) kemi të bëjmë me infeksion të membranës së tendinës. Tendiniti quhet ndryshe gjithashtu edhe ‘tentinosi’ ose ‘tenontopati’.
Tendiniti shkakton një gjendje shqetësuese (të bezdisshme) dhe nganjëherë përballja me të dhe trajtimi i saj nuk është e lehtë. Shfaqet si në gjymtyrët e sipërme po ashtu dhe në gjymtyrët e poshtme. Tendinitet kryesore në gjymtyrët e sipërme janë rotatorët e supit (supore), kreu i gjatë i bicepsit, epicondylus mesor dhe lateral (bërryli i tenisit). Tendinat kryesore dhe më e zakonshme të gjymtyrëve të poshtme janë tendina patelare (tendina e kupës së gjurit), tendina e tibialit posterior (tendina e pasme e tibisë), tendina e nervit peroneal (ose peroneus) dhe të tendinës së këmbës (tendina e Akilit).
Shkaqet më të shpeshta:
Lëvizjet e përsëritura, kryesisht të këmbëve dhe të duarve, sidomos tek personat që punojnë me orare të zgjatura në kompjuter, atletët dhe ata që kryejnë punë artizanale.
Një lëndim: nëse goditeni në ndonjë kyç, mund lëndohet tendina ose edhe mund të ‘çahet’ (këputja e tendinës).
Mosha: të moshuarit vuajnë më shpesh nga tendiniti, kryesisht në supe, sepse me kalimin e kohës tendinat degjenerohen dhe përqendrojnë kripëra kalciumi, duke humbur kështu fleksibilitetin dhe lirshmërinë e lëvizjes së tyre.
Sëmundjet e ndryshme: kushdo që vuan nga diabeti, nga artriti urik dhe reumatoid, lupus eritematos dhe sëmundjeve të tjera të rralla janë të predispozuar për tendinitit.
Mungesa e ilaçeve: sipas ekspertëve, kinolonet (antibiotikët me spektër të gjerë) mund të shkaktojë tendinitit. Qëllimi i fizioterapisë në tendinitite është trajtimi i inflamacionit dhe i dhimbjes, i edemës dhe trajnimi i muskujve që janë të prekur nga ajo.
Përdoren Terapia me Valë Goditëse (Shockwave Therapy), Laser, ekot, akulli ose nxehtësia (në varësi të fazës, akute ose kronike), tens-i, dhe çdo gjë tjetër që kërkohet nga çdo rast.