Fashiti plantar (Spina – speroni kalkanear)

Speroni është zhvillimi i kockës në pjesën e fundme të kockës së thembrës, atje ku lidhet fashiti plantar e cila në grafi duket si gjemb i mprehtë.

Fashiti plantar është një tufë fibrash që lidh sipërfaqen e poshtme të thembrës me kockën metatarzale. Ndihmon në mbajtjen e formës së këmbës dhe harkut të pedales (shputës). Nëse do të tendosnim gishtat do ta ndjenim një si zgjatim nën lëkurë veçanërisht të fortë dhe në disa pika trashësia e saj arrin në gjysmë centimetri. Ashtu si akordi i një harku, edhe kjo lidh pjesën e përparme me atë të pasme të këmbës, duke luajtur kështu një rol të rëndësishëm në të gjitha funksionet e saj, duke përfshirë edhe qëndrimin e drejtë, të ecjes dhe të vrapimit. Ndërkohë dhimbja e shputës shumë shpesh identifikohet nëpërmjet pikës, në të cilën grafia e paraqet si gjemb, dhe është e logjikshme që dikush të hamendësojë se njëri faktor shkakton tjetrin. Por gjërat nuk janë tamam kështu.

 

Sot ne dimë se:

laser-akantha-pternas-1Speroni kalkanear (i thembrës) shfaqet në 13-27% të njerëzve (mesatarisht një në pesë persona kanë speroni kalkanear), pa patur dhimbje në thembër.

Në mjaft raste speroni është dyanshëm, ndërsa dhemb vetëm njëra këmbë tek personat që kanë dhimbje në themër, speroni kalkanear është në fakt më i shpeshtë (shfaqet përafërsisht tek gjysma njerëzve).

Trajtimi i fashitit plantar nuk duket që ka lidhje me shfaqjen apo zhdukjen e speroni kalkanear.

Këto janë disa nga arsyet pse termi ‘speroni kalkanear’ konsiderohet tashmë si një diagnozë e papërshtatshme dhe e braktisur gradualisht, pasi ajo nuk tregon shkaqet e dhembjes së thembrës.

Shkaqet më të shpeshta të fashitit plantar janë:

  • Muskuj shumë të shtrënguar në pulpë.
  • Qëndrimi për kohë të gjatë në këmbë dhe dhimbjet intensive, ecja gjatë punës me mjete që rëndojnë në përgjithësi dhe këpucë që nuk e mbështesin në mënyrë përshtatshme harkun e pedalit (shputës),
  • Hark shumë i lartë apo i ulët i pedalit (shputës) dhe deformim i brendshëm i këmbës,
  •  
  • Gratë janë më të predispozuara sesa burrat të përjetojnë fashitin plantar
  • Mosha, zakonisht nga dekada e tretë e në vazhdim, veçanërisht ndërmjet moshës 40-të dhe 60-të vjeç,
  • Lëndimet dhe diabeti.

Simptomat më të zakonshme të fashiteve plantare janë:

  • Dhimbja identifikohet në thellësi, menjëherë para thembrës e më shpesh në anën e brendshme të shputës.
  • Dhimbja është më e theksuar në mëngjes dhe në fund të një dite të lodhshme.
  • Hapat e parë janë shumë të dhimbshme ndërkohë që dhimbja zbehet kur këmba ‘nxehet’.
  • Shqetësimi është më i theksuar kur dikush ecën me këmbët zbathur krahasuar me ecjen me këpucë.
  • Dhimbja mund të shfaqet në të dyja shputat, por në përgjithësi sipas rregullit njëra këmbë dhemb më shumë.
  • Harku shumë i lartë apo i ulët dhe deformim nga ana e brendshme e këmbës.

 

Ndërhyrja fizioterapike paraqitet në pikat e mëposhtme:laser-akantha-pternas

  • Ulja e aktivitetit fizik: ndaloni për pak javë aktivitetet dhe shmangni qëndrimin për shumë kohë në këmbë apo të ecni për një kohë të gjatë në një sipërfaqe të ashpër.
  • Trajtimi më i fundit premtues është Terapia me Valë Goditëse (ShockWave Therapy). Për këtë terapi janë të domosdoshme pajisjet e specializuara dhe aplikohet nga fizioterapistë të specializuar. Ky aparat me anë të një koke që prek lëkurën mbi zonën e sëmurë, transmeton valë të energjisë së lartë e cila në sasi të kënaqshme (80%) duket se përshpejton rimëkëmbjen e fashitit plantar.
  • Gjithashtu përdorim Lazerin dhe më në fund ushtrime për nxemje.