Dhimbjet e nervit shiatik ose Iskialgjia quajmë çdo lloj dhimbje dhe të gjitha simptomat përgjatë nervave të shiatikut, pavarësisht nga lloji i shkakut që e ka shkaktuar atë. Dhimbja e mesit do të thotë “dhimbja e pjesës fundore të prapme të kurrizit”. Të dy simptomat mund të jenë të pranishme, por mund të shfaqen dhe më vete. Në praktikë, shkaku më i zakonshëm i dhimbjeve të nervit shiatik është Hernia Diskale e Mesit.

Nervi Shiatik ndjek një rrugë të gjatë nga beli (mesi), në vithe, në kofshë, në gju, në pulpë dhe nganjëherë deri në kyçin e këmbës e të gishtave të këmbës dhe rrallë në peritoneum e në organet gjenitale. Duke u bazuar se cila rrënjë e mbleksur e nervit shiatik është e irrituar, dhe simptomat janë të ndryshme (rrënjët O4, O5, I1). Nervi shiatik bashkekziston normalisht me sëmundjen e mesit (të dhimbjeve të pjesës fundore të prapme të kurrizit), por jo gjithmonë dhe ka formën e një dhimbjeje e cila ndryshon pozicion, me apo pa ndjesi si “djegie”, ose ndjesinë e të “ftohtit” në këmbë, me “mpirje” ose “shpime si të gjilpërës” në lëkurën e kofshës, të pulpës dhe këmbës. Më rrallë shfaqet nervi shiatik “lokal”, domethënë dhimbja vetëm në një zone të shpërndarjes së rrënjës së matricës shiatike, domethënë pacienti mund të ketë dhimbje vetëm në kyçin e këmbës, ose vetëm në kockën që ndodhet ndërmjet gjurit dhe këmbës – Peroni (ose fibula), ose vetëm në vithe, ose vetëm në pulpë, etj

Në këto raste fizioterapia synon në eliminimin e simptomave dhe rehabilitimin funksional të mesit dhe të pjesës së fundit të shtyllës kurrizore që është e dëmtuar.

Mjetet që përdoren është teknika McKenzie, Laser-i, forma të ndryshme të elektroterapisë, ekot, masazhi dhe çdo gjë tjetër që gjykohet si e nevojshme për çdo pacient. Ndihmë të madhe na jep TERAPIA VALË GODITËSE në pikat ekzistuese më të ndjeshme të veprimit TRIGGERPOINT