Forma më e zakonshme e paralizës së nervit të fytyrës është paraliza e tipit Bell. Bëhet fjalë për paralizën e përkohshme të një ose të dy nervave të fytyrës që vjen ose nga një formë lëndimi ose nga ndonjë traumë.

Zakonisht preket vetëm njëri nerv i fytyrës dhe paralizon vetëm njërën anë të fytyrës, por rrallë mund të prekë të dyja anët e fytyrës. Nuk ka lidhje me insult cerebrale (goditje cerebrale).

Sëmundja u përshkrua për herë të parë në shekullin e 19 nga kirurgu skocez Charles Bell dhe sëmundja për nder të tij mori emrin e tij.

Inflamacioni, edema (ënjtje), shtypja ose dëmtim tjetër të nervit të fytyrës, shkakton paralizën e tipit Bell. Çfarë është përgjegjëse saktësisht për gjenezën e problemit është e panjohur.

Në ikonën klike përfshihen:

  • Lëvizje të pakontrolluara mirë, dobësia ose paraliza e njërit apo të dy anëve të fytyrës
  • Mpirje në anën e goditur
  • Ulje e qepallës dhe e cepit të gojës. Syri që është i prekur nuk mund të mbyllet plotësisht
  • Shpëtim i pështymës nga goja
  • Thatësi e syrit ose gojës
  • Probleme të të shijuarit
  • Lotim i tepruar në njërin sy
  • Ndryshimi i madh i paraqitjes së fytyrës së pacientit që shkaktohet nga arsyet e përmendura më lart.
  • Simptoma të tjera mund të jenë shqetësime apo dhimbje në zonën e nofullës ose prapa veshit, shurdhim në njërin ose në të dy veshët, dhimbje koke, humbje të shijes, mbindjeshmëri ndaj tingujve nga ana që është prekur, vështirësi në të folur, marrje mendsh dhe vështirësi të pacientit kur ha ose pi.

Terapia fizike duhet të fillojë menjëherë dhe ka për qëllim të ndihmojë rimëkëmbjen e funksionimit të nervit të fytyrës.

Përdor elektrostimulimin me rryma të veçanta, Laser, masazhin e muskulit paretik dhe fizioterapinë.